Pse Policia e Shtetit mbante skafandra me mbishkrime turke? Klotilda Ferhati: Unë nuk i kam parë

Shqipëria

Pse Policia e Shtetit mbante skafandra me mbishkrime turke? Klotilda Ferhati: Unë nuk i kam parë

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 21:16
Klotilda Ferhati

Prej shtatë ditësh kanë vijuar protestar qytetare për vrasjen e të riut Klodian Rasha. Gazetarët e Euronews Albania nga terreni raportuan se dita e shtatë ka qenë një protestë me pjesëmarrje të ulët, ku protagonistë të saj ishin përfaqësues nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe aktivistë të Lëvizje Vetëvendosje në Shqipëri.  

Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Ferhati përballë gazetares Ilva Tare tha se protestat në demokraci janë të mirëpritura, por se ato duhet të ushtrohen në mënyrë të qetë.

“Në radhë të parë, çështja protestës është një fakt tashmë i diskutuar gjerësisht në media dhe në opinionit publik. Protesta është një mekanizëm në duart e qytetarëve në demokraci, dhe si e tillë duhet lejuar. Ajo që bie në sy është se në këto shate vite të mazhorancë, protesta ka marrë jetë. Ka pasur specifikat e veta sa i takon të drejtave dhe detyrimeve të shtetasve. Ata kanë të drejta dhe detyrime ndaj organeve të rendit. Protesta duhet të jetë e qetë, jo e dhunshme dhe demokratike. Episodet e dhunës kanë filluar të bien, çka dëshmon një qytetari”, tha Ferhati.

Ajo tha se mazhoranca në shtatë vite qeverisje ka garantuar të drejtën e qytetarëve për të protestuar.

“Unë po them se në këto shtatë vite të mazhorancës, qytetarët e kanë pasur lirshmërinë e organizimit të protestës, pas pasur ndrojtjen se në protesta do të dhunohen dhe do t’u hiqen të drejtat. Atyre iu është respektuar çdo e drejtë për protestat”, tha ajo.

Deputetja Ferhati u shpreh më tej se vrasja e të riut nuk duhet përdorur për të njollosur të gjithë strukturën e Policisë, pasi sipas saj, ngjarja në fjalë është rast i izoluar.

“Duhet vërtet ta konsiderojmë rastin të izoluar nga mënyra se si funksionon Policia e Shtetit. Rasti është fatkeq. Policia e Shtetit në perceptim mbi institucionet është më e besuara nga qytetarët. Kur ne bëjmë analizë për Policinë është gjithë ky aparat, që çdo ditë luftojnë me krimin dhe rendib dhe mbrojnë qytetarët. Ky rast nuk duhet përdoret për të njolluar Policinë e Shtetit. Edhe çështjet logjistike janë të tilla që duhen analizuar. Procesi i reformimit ka nisur, po ecën me ritme të mira, por nuk është atje ku duhet”, tha ajo.

Gazetarja Ilva Tare kërkoi shpjegime se pse Policia e Shtetit mbante mbishkrime me simbole turke në skafandra gjatë protestave, të cilat u zhvilluan për disa ditë pa ndalim për vrasjen e të riut, ndërsa për këtë problematikë, znj. Frehati mbajti këtë qëndrim:

“Unë nuk i kam parë këto. Ka për të hetuar, sepse duhet parë pse ka qenë ajo uniformë. Ka protokolle se si Policia vepron, nëse i ka shkelur ato protokolle, janë  të gjitha garancitë hetimore për t’i nxjerrë këto si fjalë dhe për t’i hetuar. Unë jam shumë dakord se Policia e Shtetit ka shumë për të shkuar atje ku duhet”, theksoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat