Testet e shpejta, Kosova toleron shqiptarët

Shqipëria

Testet e shpejta, Kosova toleron shqiptarët

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 17:36
Kufiri Shqiperi-Kosove

Edhe pse të mërkurën Kosova nisi zbatimin e masave më të rrepta, ku tamponi negativ është kusht për të hyrë, nga Vernica shqiptarët kaluan vetëm me matje temperature. Por emigrantët që kalojnë tranzit nga Shqipëria duhet të karantinohen për 7 ditë.

Në ditën që Kosova bëri të detyrueshëm testin negativ për koronavirus të 72 orëve të fundit për të hyrë në vend, shqiptarët e kaluan kufirin në Vërnicë vetëm me matjen e temperatures.

Por mbetet ende e paqartë nëse masat e reja do të zbatohen për shtetasit shqiptarë në ditët në vijim.

Të përjashtuar nga këto masa janë të gjithë shtetasit e huaj që hynë në Kosovë nga aeroporti ose pikat kufitare tokësore dhe largohen brenda 3 orëve.

Ndërkohë që shtetasit e Kosovës që rikthen në shtëpi në rrugë tokësore duke kaluar trazit nga Shqipëria, duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ në të kundërtën duhet të vetëizolohen për 7 ditë.

“Nuk na kanë bërë test, na kanë matur vetëm temperaturën. Nëse ke ardhur nga jashtë duhet të izolohesh për 7 ditë. Rregullat nuk i denim tamam. Siç duhet t’i respektonim atje, duhet t’i respektojmë edhe këtu.”

Shqipëria ruan regjim të lirë dhe të pakushtëzuar të lëvizjes në hyrje në pikat kufitare ku e mërkura shënoi rritje të fluksit.

Nga Porti i Durrësit hynë 1201 udhëtarë, nga Kakavija 153, ndërsa në 24 orët e fundit nga Kapshtica hynë 718 udhëtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat