Policia kthen në patrullim kolegun e Nevaldo Hajdaraj që vrau Klodian Rashën

Shqipëria

Policia kthen në patrullim kolegun e Nevaldo Hajdaraj që vrau Klodian Rashën

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 22:30
Klodian Rasha

Policia e Shtetit ka kthyer në detyrë kolegun e policit Nevaldo Hajdaraj, që vrau më 8 dhjetor të riun, Klodian Rasha.

Erion Gjore mësohet se është kthyer në detyrë, vetëm dy javë pas ngjarjes.

Nga hetimet rezulton se Gjore nuk ka kryer shkelje dhe ka njoftuar menjëherë sapo kolegu i tij Nevaldo Hajdaraj kreu aktin.

Ndërkohë që vazhdojnë hetimet për policin q kreu vrasjen.

Sa i përket armës së gjetur në vendgjarje, prokuroria është në pritje të përgjigjes nga laboratorët  jashtë Shqipërisë nëse do të marrin përsipër ekspertizën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat