Alibeaj publikon videon dhe akuzon: Rama ka aleat në qeveri trafikantët e drogës

Shqipëria

Alibeaj publikon videon dhe akuzon: Rama ka aleat në qeveri trafikantët e drogës

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 09:29
Enkelejd Alibeaj

Enkelejd Alibeaj ka denoncuar punën e OFL-së dhe luftën ndaj korrupsionit në këto 7 vite qeverisjeje të Ramës. Përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Alibeaj thekson se lufta kundër krimit të organizuar një nga dështimet e mëdha të tij, pasi Rama ka aleat në qeveri trafikantët ndërkombëtarë të drogës.

“Kjo puna e OFL-së është bërë për të qarë e për të qeshur.

Shqiptarët kanë mësuar këto 7 vjet se nuk mund të luftohet krimi i organizuar, kur kryeministri ka aleat në qeveri trafikantët ndërkombëtarë të drogës.

Lufta kundër krimit të organizuar është një nga dështimet e mëdha të Edi Ramës, sepse paratë e krimit janë përdorur për të blerë pushtetin e kryeministrit”.

Sipas Alibeajt një nga arsyet pse nuk janë hapur negociatat me BE-në është pengmarrja e Edi Ramës nga krimi, ndërsa bën thirrje që t’i jepet fund këtij dështimi.

“Pengmarrja e Edi Ramës nga krimi është një nga arsyet pse sot nuk kemi hapur negociatat me BE.

Vendit i duhet një kryeministër që nuk është peng i krimit, për t’i dhënë fund spektaklit të dështuar dhe për të luftuar krimin, siç bëmë kur hoqëm vizat me BE”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat