Basha takon sërish studentët dhe “hap thesin”: Jam pretendet për kryeministër, bursa falas dhe mbështetje!

Shqipëria

Basha takon sërish studentët dhe “hap thesin”: Jam pretendet për kryeministër, bursa falas dhe mbështetje!

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 17:00
Lulzim Basha

Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka takuar sërish studentë dhe ka rritur premtimet në kuadër të fushatës që ai po bën si parapërgatitje për 25 prillin. Basha u shpreh se kjo qeveri gjatë këtyre 7 viteve ka hequr nga ndihma ekonomike dhjetëra –mijëra familje që e meritonin.

Sipas tij zgjidhja afatgjatë është zhvillimi i qëndrueshëm i vendit dhe për këtë qytetarët sipas tij nuk mund të mbështeten më tek qeverisja Rama.

“Duhet një ndryshim i vërtetë dhe i thellë. Qeveria ka për detyrë tu japë sinjale pozitivë investitorëve. Ulja e çmimit të naftës dhe energjisë. Të dhënat e fundit të FMN dhe BB kriza e ekonomisë është më e rënda sepse nuk është mbajtur asnjë premtim dhe para janë çuar vetëm tek oligarkët.

“Ju mund të keni q?n? 10-12 vjeç, kur Shqipëria futej në NATO, kur Shqipëria thithte investitorë seriozë, kur Shqipërisë i besohej dhe i hiqeshin vizat për qytetarët dhe ju lëvizni sot pa viza, dhe këto po ua përmend, po ua rikthej në mendje, për të provuar edhe një herë atë që i kam thën? çdokujt në këto takime me të rinjtë dhe jo vetëm që ndryshimi ?sht? në dorën tonë. Kur kemi një qeveri që kujdeset për vendin dhe jo për veten e vet atëherë gjerat do të përmirësohen, do të normalizohen dhe mundësitë do të jenë të bollshme p?r të gjithë qytetarët e në veçanti për rininë. Por kjo kërkon në radh? të parë që të gjithë të ndërgjegjësohen se problemi nuk zgjidhet duke ikur nga problemi por duke e larguar problemin. Kjo ?sht? ftesa për çdo të ri dhe çdo të re në 25 Prill”, tha Basha.

Pjesë nga deklarata

Misioni kryesor i imi nesër është t’ju hap rrugën. Mjafton ti hapim rrugën brezit të ri dhe Shqipëria do të jetë në duar të sigurta. Çdo masë që nga subvencionimi I tarifave, që nga praktikat e paguara, reforma e vërtetë arsimore, zhvillimi I tregut të punës, mbështetja e sipërmarrjes rinore ka një dhe vetëm një qëllim: Të fuqizojë rininë. Ndryshimi në Shqipëri gjithmonë ka patur fytyrën, vulën dhe energjinë e rinisë, edhe ndryshimi I 2021 do të jetë I vërtetë, do të jetë I qëndrueshëm dhe do të jetë I pa-rikthyeshëm në momentin që qeveria e ardhshme bën detyrën e parë dhe kryesore karshi rinisë dhe karshi kombit: Tju hapë rrugën ju!
Ndryshimi është në duart tona. Ndryshimi nuk vjen duke ikur nga problem, ndryshimi vjen duke larguar problemin. Këtij vendi nuk i mungon asgjë që si hap të parë të krijojnë në farë normaliteti si vendet e tjera të rajonit dhe pastaj të shkojë edhe më tej. Ndryshimi është plotësisht i mundur. Nuk ka pse të jetë kështu kur kemi një qeveri që kujdeset për vendin dhe jo për veten e vet, kur kemi një qeveri që punon dhe jo vetëm flet, një kryeministër që punon dhe jo vetëm flet, atëherë gjërat do të përmirësohen do të normalizohen dhe mundësitë do të jenë të bollshme për të gjithë qytetarët e në veçanti për rininë. Por kjo në kërkon në radhë të parë që të gjithë të vetëdijësohemi se problem nuk zgjidhet duke ikur nga problem, por duke e larguar problemin. Dhe këtu kemi një konsensus shumë të madh kombëtar. Po e them edhe njëherë, shumë më të madh sesa bindjet politike që mund të këtë secili prej jush. Ka një konsensus i cili bashkon njerëzit e bindjeve të kundërta politike që kështu nuk mund të vazhdohet më. Mjaft është mjaft. Kupa është mbushur. Nuk mund të vazhdohet më në këtë mënyrë dhe 25 prilli është dita që këtë konsensus ta kthejmë në vendimmarrje me votë. Vendimmarrja kurrë nuk ka qenë më e thjeshtë. O do të vazhdojmë kështu o do të ndryshojmë. I vetmi shans për ndryshim është Partia Demokratike, është opozita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat