Lolita dhe Brryli e bëjnë meme, Spiropali: Mercenarë të paguar që vendosin gjoba!

Shqipëria

Lolita dhe Brryli e bëjnë meme, Spiropali: Mercenarë të paguar që vendosin gjoba!

Më: 3 janar 2021 Në ora: 07:05
Elisa Spiropali

Ministrja e njohur Elisa Spiropali, e cila ndër të tjera foli edhe për faktin që shpesh e bëjnë meme në rrjet, vecanërisht “Lolita” dhe “Brryli Brodiayëh”.

“Nuk më shqeteson. Madje memet janë një lloj reklame në politikë, të them të drejtën. Pastaj, për disa prej tyre jane mercenarë, janë të paguar, atë punë bëjnë, dhe faqet e tyre i përdorin si hanxhar për t’i vënë gjoba bizneseve, për të goditur politikanë në fushatë etj. Pra, me mercenarët nuk ke pse merresh, sepse dihet janë të blerë e të shitur, dhe informacione për ta kemi plot se kush dhe si i blen

. Për këtë pjesë nuk ia vlen, për pjesën tjetër, për njerëz që kanë talent dhe godasin fenomene të caktuara, është OK. Sepse ne jemi politikanë, dhe ne e kemi marë përsipër që të jemi në sy të publikut dhe gjykohemi e shihemi me loop më të madhe.

Këtë nuk e kam problem. Ndersa niveli i dobët i goditjeve, sigurisht që janë njerëz të paguar të cilët zbresin edhe nivelin e humorit në përgjithësi. Për ata që kanë stil dhe i bejnë bukur, mendoj se vlen”– u shpreh Spiropali në Expuls.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat