Fatmir Mediu pranon miqësinë me Ramën/ Kam pirë dhe do pi kafe, nuk e kam armik

Shqipëria

Fatmir Mediu pranon miqësinë me Ramën/ Kam pirë dhe do pi kafe, nuk e kam armik

Më: 13 janar 2021 Në ora: 23:47
Fatmir Mediu

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka prezantuar 36 kandidatët për deputetë në Qarkun e Tiranës për zgjedhjet e 25 prillit.

Mediu tregoi se në zgjedhjet e 25 prillit do të shkojë në një listë më vete dhe jo me Bashën, ndërsa ky vendim ka ngritur aludime nëse do të ketë një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama.

Kreu i Partisë Republikane është pyetur mbrëmjen e sotme nëse do të lidhë koalicion me Ramën, por ai e mohoi këtë gjë.

Mediu deklaroi se ka pirë dhe do të pijë kafe me socialistët dhe me Ramën, por theksoi se marrëveshje politike nuk do të bëjë me PS-në.

“PR s’do rrijë pa hyrë në zgjedhje. Edi Ramën se kam armik. Ata janë kundërshtarët e mi në politikë, por unë jam shqiptar dhe kam pirë kafe me ta. Kam pirë kafe me Nanon. Politika është komunikim. Thashë se do pi kafe me Edi Ramën jo për të bërë marrëveshje politike, se nuk e kam bërë ndonjëherë. S’kam ndërmend që pas 30 vitesh të bëjë marrëveshje me të majtën, që të jem i eindertë për këtë. Pozicioni im është marrëveshje me PD”, theksoi kryetari i PR-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat