Heroinë gati për shitje, arrestohet 35 vjeçari

Shqipëria

Heroinë gati për shitje, arrestohet 35 vjeçari

Më: 14 janar 2021 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Një 35 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në flagrancë, pasi shpërndante heroinë me doza të vogla në Pogradec.

Mësohet se Fatjon Kamberllari, banues në Pogradec shpërndante drogën nëpër qytet.

Ndërkohë që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij u gjetën 47 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë gati për shitje dhe një sasi lekësh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat