Reshje dëbore në vend, ARRSH: Rrugët ku duhet të përdoren zinxhirët

Shqipëria

Reshje dëbore në vend, ARRSH: Rrugët ku duhet të përdoren zinxhirët

Më: 15 janar 2021 Në ora: 11:00
Ilustrim

Vendi ynë është përfshirë nga reshje dëbore me intensitet, të shoqëruara me temperatura të ulëta.

Autoriteti Rrugor Shqiptar me anë me anë të njoftimi zyrtar ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes ku të udhëtojnë në disa akse rrugore nacionale.

Kontraktorët kanë bërë shpërndarjen e kripës dhe pastrimin e të gjitha akseve, si në: Dedaj-Razëm-Bogë, Qafë Mali-Fierzë, Kuben Vasije, Tammare-Shkodër, Burrel-Klos-Peshkopi, Kukë-Has, Përrenjas-Kapshticë, ku qarkullimi vazhdon normalisht.

Në akset Korçë-Qafë Qarri, Korçë-Dardhë, në pjesën fundore të aksit Krujë-Sarisalltik me gjatësi prej 2 km rekomandohen goma dimërore dhe përdoruesit e mjeteve të pajisen me zinxhirë gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit për shkak të ngricave. Vazhdon puna me mjete borë pastruese.

Në akset e Dajtit, Qafë Priskë- Qafë Mollë rekomandohet kalimi me zinxhirë, pasi vende vende ka ngrica.
Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat