Ikën dhe një tjetër, Gledion Rehovica lë LSI-në, i bashkohet PS-së

Shqipëria

Ikën dhe një tjetër, Gledion Rehovica lë LSI-në, i bashkohet PS-së

Më: 16 janar 2021 Në ora: 13:43
Gledion Rehovica

Ish deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Gledion Rehovica i bashkohet Partisë Socialiste.

Ai ka qenë në një takim me strukturat e LSI-së në Berat ku ka informuar për vendimin politik të tij.

Në një prononcim për median ai tha se vendimin e kishte marrë i imponuar nga sjellja politike që ka thyer besimin tim dhe të qytetarëve që na kanë votuar.

“LSI një klub në Tiranë që mbush televizionet me sharje. Eksperimenti i LSI-së ka mbaruar. Berati ka nevojë për progres. Tek LSI nuk kam vajtur me tender e nuk po iki me tender tek PS”, tha Rehovica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat