Mediu: PR do mbështesë çdo demokrat, si PD do mbështesë republikanët

Shqipëria

Mediu: PR do mbështesë çdo demokrat, si PD do mbështesë republikanët

Më: 16 janar 2021 Në ora: 15:18
Fatmir Mediu

Takimi i radhës i Partisë Republikane ishte me Ish Ministrin e Jashtëm Besnik Mustafaj dhe Ambasadorin Arben Cejku, ku diskutuan dhe analizuan 7 vitet e qeverise Rama, si dhe bllokimin e Shqipërisë në integrimin Evropian. Gjate bisedës kryetari i kësaj partie një vëmendje te veçante i dha edhe situatës së koalicionit opozitar.

“Ne mund ti referohemi çdo lloj rezultati elektoral, si të Partisë Demokratike dhe të Partisë Republikane dhe partive të tjera, për të përcaktuar se ku është pesha elektorale e Partisë Republikane, ku është pesha elektorale e Partisë Demokratike, si është shtrirja gjeografike e votave të Partisë Republikane, dhe në të gjitha qarqet, se ku e ka vendin Partia Republikane, në renditjen e kandidatëve. Për mua është shumë i rëndësishëm çdo republikan, por kur ai është fitues, ashtu siç është i rëndësishëm dhe çdo demokrat kur është fitues. Ne nuk mund ti presim rrugën një demokrati fitues, madje do ta mbështesim atë, ashtu siç besoj edhe Partia Demokratike nuk mund t`i presë rrugën një republikani kontribuues dhe fitues, sepse i shërben fitores së datës 25 prill.

Mediu shtoi gjithashtu se historiku 30 vjeçar me Partinë Demokratike dhe marrëdhënia e jashtëzakonshme me z. Berisha e Ben Partinë Republikane më përgjegjëse për ketë koalicion në mënyre që zgjedhjet e ardhshme të ndryshojnë të ardhmen e vendit. Nga ana tjetër edhe ish ministri i jashtëm Besnik Mustafaj shprehu vlerësimin e tij për punën e qeverise Berisha si dhe rezervat e qeverise aktuale për ne rrugën drejt BE.

“Ne arritëm heqjen e vizave që ishte ëndrra më e ankthshme. Ishte makthi i shqiptarëve, marrja e një vize, orët që kalonin shqiptarët para ambasadave, poshtërimin që pësonin ata para ambasadave. U arritën ato kritere që kërkoheshin, që ishin sigurimi i kufijve. Ne arritëm të hiqnim vizat, arritëm që të krijonim bindjen tek partnerët e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Pra, nuk ka një perceptim të drejtë të perspektivës diplomatike nga ana e këtij kryeministri, i cili, e them me gjakftohtësinë më të madhe, realisht nuk kupton çfarë është diplomacia”

Pothuajse të njëjtin mendim ndau edhe ambasadori Arben Cejku, i cili tha se Edi Rama, dhe politika e tij e jashtme ka qenë një diplomaci kryeministrore, e cila ka injoruar Ministrinë e Jashtme, pastaj ka injoruar të gjitha tezat që janë mbartur nga një ministër tek një ministër tjetër, dhe ka patur një dalje jashtë konteksti të rolit që duhet të luajë Shqipëria, si një vend anëtar i NATO-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat