Protestuan te Rruga e Kombit, procedohen penalisht 8 banorë të Mirditës

Shqipëria

Protestuan te Rruga e Kombit, procedohen penalisht 8 banorë të Mirditës

Më: 17 janar 2021 Në ora: 14:04
Protestuan te Rruga e Kombit

Disa banorë protestuan dje në Rrugën e Kombit për dëmtimin e rrugës së tre fshatrave në Mirditë, ndërkohë që policia ka proceduar penalisht 8 prej tyre.

Sipas njoftimit, shtetasit kanë bllokuar për disa minuta qarkullimin e mjeteve në aksin rrugor Milot-Morinë, në fshatin Munaz.

Shtetasit E.K., K.N., N.D.,  P.P., V.N., Gj.N., L.L., D.N.,banues në fshatin  Rreja e Velës ,Mirditë  do të procedohen penalisht në gjendje të lirë.

Banorët pretendojnë se rruga e tyre është bërë thuajse e pakalueshme dhe po ju dëmton automjetet dhe asnjë masë nuk është marrë për ta kthyer në gjëndjen e mëparshme. Banorët u përplasen dhe me policinë të cilët kundërshtuan bllokimin e Rruges se kombit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat