Rama i shkruan EU - së

Shqipëria

Rama i shkruan EU - së

Nga: Sherif Ramabaja Më: 17 janar 2021 Në ora: 14:19
Edi Rama

E nderuara zonja Ursula von der Leyen !

Në njërën anë ju shkruaj me kënaqësi dhe shprehu respektin tim për ju zonja Leyen, po në anën tjetër më duhet t´ua shpreh shqetësimin tim për mënyrën se si po trajtohemi nga EU  - institucioni më i fuqishëm financiar botëror në këto ditë të pandemisë.

Zonja Leyen, ne i kuptojmë vështirësitë dhe situatën në të cilën ndodhet edhe EU-ja, po ne kemi pritur një transparencë të plotë dhe kemi shpresuar se edhe ne në këtë rast, njësoj do të trajtohemi sikurse Unioni Evropian.

Ekonomia jonë është buzë kolapsit. Ne nuk e kemi fuqinë e juaj financiare për të intervenuar me paketa shtytëse financiare, për ekonominë dhe bizneset e vogla të cilat ndodhen para falimentimit.

Ju po ashtu zonja Leyen e dini që ne para një viti kemi pësuar tërmet me pasoja shkatërruese rrënimi dhe ishim të preokupuar se si t´i ndihmojmë njerëzit, kurse tash po ballafaqohemi me pandeminë së cilës askund spo i shihet fundi.

EU-ja, po ashtu me të madhe po e vaksinon popullsinë e vetë, gjë e cila na jep shpresë, po ne disi kemi mbetur jasht një planifikimi të tillë dhe kjo po më shqetëson tej mase.

Unë zonja e nderuar Leyen arrita përmes disa kanaleve që t´i marr disa qindra doza të vaksinës dhe t´ua ofroi qytetarëve të mi si shenjë shprese, po tash jam në hall sepse presioni në organet shtetërore dhe në mua sa vjen e shtohet : më kërkojnë të jem transparent dhe të dëshmoi nga i solla dozat e vaksinës. Dyshimi i përgjithshëm është, i mora ato nga Serbia, Greqia, Turqia, Kina, Rusia apo nga cili vend tjetër.

Më kërkojnë po ashtu të dëshmoi se kur do t´i kemi vaksinat për vaksinim të plotë të popullsisë.

Opozita si gjithherë më akuzon se këtë e bëra vetëm për fushatë politike e jo që angazhohem seriozisht për këtë çështje.

E çmuara zonja Ursula von der Leyen , unë jam në pozitë mjaft të palakmueshme dhe më duhet shpejt të veproi sepse koha nuk pret më.

 Nëse doni ta shpëtoni Minishengenin Ballkanik dhe dhe transferimin e Detit Greqisë, ju duhet të veproni shpejt që ta ndihmoni fushatën, për rizgjedhjen time.

Shkurt zonja Leyen më furnizoni me vaksinën, sepse kështu indirekt do ta përkrahni edhe fushatën time zgjedhore, kurse unë si kompenzim do t´i realizoi planet që i shpalosa më lartë.

Në të kundërtën mua smë mbetet tjetër përpos të kërkoi alternativë. Miku im i çmuar zoti Vuçiq më ka propozuar që t´i kontaktoi organet qeveritare ruse dhe kineze që të furnizohem me vaksinën. Ai është i gatshëm të më ndihmoi në këtë drejtim.

Po ashtu zonja e nderuar Leyen, unë jam në kontakt të përhershëm me kryetarin e Turqisë zotin Erdogan, i cili po ashtu ka ndarë mendimin se popullin shqiptar do ta furnizoi me vaksina pa dallim, sikurse popullin e tij turk.

Dilema ime është, si të veproi në këto momente të vështira ?

Të pres dhe të shpresoi se do të furnizohemi nga EU-ja, apo të orientohem që me ndërmjetësimin e Serbisë të furnizohemi nga Rusia dhe Kina, apo të mbështetem tërësisht në Turqinë dhe zotin Erdogan.

E nderuara dhe e çmuara zonja Leyen, një përgjigje e shpejtë e juaja do të më ndihmonte shumë në këtë drejtim, sepse jam nën presion të fuqishëm të opozitës, shoqërisë dhe popullit në përgjithësi, duke më akuzuar si të paskrupullt.

Duke iu falenderuar, ju shpreh mirënjohjen dhe respektin tim zonja Ursula von der Leyen .

Përherë i juaji kryeministri i Shqipërisë Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat