Berisha: Ja pse Edi Rama është vasal i Erdoganit

Shqipëria

Berisha: Ja pse Edi Rama është vasal i Erdoganit

Më: 21 janar 2021 Në ora: 22:06
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në Çim Peka LIVE se Edi Rama është një vasal i presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.

Ai tha se Rama shkoi në Athinë si vasal i Erdoganit.

“Marrëdhëniet e tij me Erdoganin, presidenti i një vendi mik, janë marrëdhënie vasaliteti dhe jo partneriteti, gjë për të cilën unë nuk jam kurrë dakord”.

“Vasaliteti shihet te shtetasit që plaçkiten në mes të rrugës. Unë kam dënuar grushtin e shtetit në Turqi, por nuk jam kurrë absolutisht që të rrëmbehen qytetarë në territorin e Shqipërisë.

Në vitin 1994, këtu ndodhej një terrorist që kishte shkrepur karikatorët ndaj Sadatit në Egjipt. E kishim identifikuar dhe kishim vendosur lidhje me egjiptianët, por nuk u ekstradua pasi pala egjiptiane kishte dënimin me vdekje dhe ne nuk e kishim,” tha Berisha.

“Ka pasur në Shqipëri turq të implikuar në grushtin e shtetit në Turqi, por duhet të ketë procedura, duhet të ketë vërtetime. Ka një sistem drejtësie këtu, i cili nuk ekzistoi. E rrëmbeu Ardi Veliu dhe e nisën sikur të mos ishte qenie njerëzore.

Kur u organizua e njëjta gjë në Mongoli, edhe atje një mësues shkolle u rrëmbye dhe u fut në avion, presidenti nisi skuadriljen dhe e ktheu avioni dhe çliroi pengun,” tha Berisha.

“Çfarë kërkoni ju më shumë? Apo të na emërojë kryetarin e Komunitetit Mysliman, ku as shteti shqiptar nuk ka të drejtë të ndërhyjë”.

“Unë kam ndjenjat më miqësore për Turqinë, por nuk pranoj kurrë akte të tilla që dëshmojnë se ky është një vasal pa dinjitet që sheh vetëm interesin e karriges së tij.

Si ju duket ju, që të shkosh në oborrin e tij dhe të sulmosh një vend kryesor të Europës. Nuk sulmon rastësisht Francën Rama, pasi ky vend ka kundërshtitë më të mëdha më Turqinë. Kështu bën vetëm një vasal,” tha Berisha.

Sipas tij, ndërhyrjet e Turqisë dhe Erdogan në Shqipëri nuk do kenë ndikim në rezultatin zgjedhor.

Berisha tha se nuk e ka ftuar Erdoganin në inaugurimin e Rrugës së Kombit. Ai tha se nuk ka pasur aktivitet tjetër përveç shiritit të inaugurimit. Berisha tha se atë e kishte ftuar kompania Enka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat