Andi Bushati akuza PS: Gardistin e grupit të zjarrit e bëtë kryetar bashkie!

Shqipëria

Andi Bushati akuza PS: Gardistin e grupit të zjarrit e bëtë kryetar bashkie!

Më: 21 janar 2021 Në ora: 22:15
Andi Bushati

Sot mbushen plot 10 vite nga ngjarja e rëndë e 21 janarit, ku mbetën të vrarë 4 qytetarë të pafajshëm, gjatë një tubimi nën drejtimin e opozitës kundër kryeministrit të asaj kohe, Sali Berisha.

Kjo është tema që po trajtohet në emisionin “Open” me panelin e të ftuarve në studio.

Analisti Andi Bushati e ka komentuar një shfaqje të turpshme kërkesën e Policisë së Shtetit ndaj prokurorisë për rifillimin e hetimeve, duke theksuar se vetëm çdo 21 janar rikthehet në vëmendje ngjarja e ndodhur.

Ai ka akuzuar PS-në se ka graduar gardistin e grupit të zjarrit  duke e bërë kryetar të partisë, në vend që ta dënonte për vrasjen e atyre të pafajshmëve.

“Mu duk një shfaqje e turpshme, sot para se të vija këtu hapa arkivat e lapsit. Lexo fjalimin e Saimir Tahirit në atë kohë dhe Ramës sot është po i njëjti tekst. Çdo vit më 21 janar bëjmë diçka, duket sikur u hedhim një grep atyre familjeve për t’i sjellë drejt kryeministrisë për t’i thënë që nuk i kemi harruar.

Në kohë të Sali Berishës ai i kishte të gjitha në rresht e prandaj u bënë ato procese. Në atë kohë shumë socialistë ishin në gjyqe. Vetëm për këta nuk e komandokan dot drejtësinë?! Politikisht tregon një qasje morale të asaj që ka thënë.

Të marrësh gardistin e grupit të zjarrit ta bësh kryetar PS, bashkie apo OSSHE dmth që e ke graduar, nuk ke mbajtur qëndrim. Si pushteti i Berishës dmth që e ka shpërblyer.

Atyre njerëzve që dolën në atë demostratë që dolën për bllokun e Ilir Metës. Pasi Berisha tha se u vranë me çadra, pistoleta. Në atë kohë Edi Rama ishte një njeri që nuk shkelte në Tv Klan kurse tani shkon çdo dy ditë. Ata janë që nxorën videon e montuar që duken sikur protestuesit vriten nga njëri-tjetri. Aman të zhvishen nga kjo dhimbja për viktimat se ata i kanë përdhosur viktimat”, tha Bushati.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat