“Drejtoi grupin e snajperëve në 21 Janar”, Balla: E vërteta e kryebashkiakut të Matit

Shqipëria

“Drejtoi grupin e snajperëve në 21 Janar”, Balla: E vërteta e kryebashkiakut të Matit

Më: 22 janar 2021 Në ora: 06:21
Taulant Balla

Sot mbushen plot 10 vite nga ngjarja e rëndë e 21 janarit, ku mbetën të vrarë 4 qytetarë të pafajshëm, gjatë një tubimi nën drejtimin e opozitës kundër kryeministrit të asaj kohe, Sali Berisha. Kjo është tema që po trajtohet në emisionin “Open” në Top Channel me panelin e të ftuarve në studio.

Pas akuzave nga analisti Andi Bushati se PS-ja kishte graduar një nga personat që qëlloi ndaj turmës së protestuesve më 21 janar, Taulant Balla ka sqaruar çështjen.

Ai thotë se nuk është e vërtetë që grupi që ai drejtonte ishte grupi i zjarrit, por drejtonte grupin e snajperëve. Sipas tij, kreu aktual i bashkisë së Matit i ka ndihmuar për një pjesë të rrjedhës së ngjarjes.

“Nuk qëndron asgjë nga ato që thotë Bushati. Së pari ka të bëjë me qasjen nga ky proces, ka filluar atë ditë.

Pas disa orësh prokuroria nxori disa urdhra arresti kundrejt atyre që kishin qëlluar. Është rasti i vetëm në 3- vite që policia nuk zbaton urdhër-arrestet e prokurorisë.

Gjatë atyre ditëve deri në bllokimin e urdhër arresteve në prokurori ka ndodhur akti i fshirjes së kamerave të kryeminsterisë, ai që i ka fshirë është graduar nga Lul Basha deputet.

Nuk është e vërtetë që grupi që drejtonte është grupi i zjarrit se ai drejtonte grupin e snajperëve. Ish kreu i bashkisë së Matit na ka ndihmuar për një pjesë të rrjedhës së ngjarjes”, tha Balla.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat