Aksioni blic i RENEA, zbulohen '7 të fortët' që ishin në shënjestër, çfarë u konstatua gjatë kontrolleve

Shqipëria

Aksioni blic i RENEA, zbulohen '7 të fortët' që ishin në shënjestër, çfarë u konstatua gjatë kontrolleve

Më: 22 janar 2021 Në ora: 12:03
Ilustrim

Zbulohen detaje të reja nga aksioni i RENEA në Nikël të Fushë-Krujës.

Mësohet se banesat e kontrolluara u përkasin emrave të njohur për autoritet. Konkretisht, forcat RENEA kanë kontrolluar banesat e Valter e Durim Bamit, Ylli Çangut, Bedri Hakës, Ervin Kodrës, kushëriri i Durim Bamit.

Nga të gjithë të sipërpërmendurit vetëm Valter Bami është gjetur në shtëpi.

Kontrollet janë bërë për të siguruar prova të reja lidhur me ngjarjet e kaluara kriminale të pazbardhura.

Gjatë kontrolleve në banesa janë sekuestruar vetëm disa aparate celulare, por nuk janë gjetur prova të reja.

Kontrolli i banesave të personave me precedent penal nga forcat RENEA është bërë me vendim gjykate.

Aksioni në 2018

Ky nuk është rasti i parë i një operacioni të tillë. Edhe në  13 shtator të vitit 2018 u ushtrua kontroll në disa banesa, ku u shoqëruan 11 persona.

Në atë kohë u sekuestruan , 2 pistoleta, 4 armë gjahu, 5 armë të ftohta, 4 palë dylbi, rreth, 100 milionë lekë dhe një automjet të blinduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat