SPAK vendos masën e sigurisë “arrest me burg” për turkun e ekstraduar nga Bullgaria pjesë e rrjetit ndërkombëtar të drogës

Shqipëria

SPAK vendos masën e sigurisë “arrest me burg” për turkun e ekstraduar nga Bullgaria pjesë e rrjetit ndërkombëtar të drogës

Më: 24 janar 2021 Në ora: 10:44
Foto Ilustrim

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur zbatimin e masës së sigurimit “arrest në burg” për të ekstraduarin nga Bullgaria, shtetasin turko-shqiptar Rexhep Ipek.

Ai u ekstradua tri ditë më parë nga Bullgaria, ndërsa akuzohet si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Mbi të rëndojnë katër akuza “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafik i narkotikëve, kryer në formën e posaçme të grupi kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Historia e turkut fillon me një shtetase shqiptare, me të cilën 49-vjeçari ishte martuar dhe banonin në Durrës.

Por në vitin 2019, gjatë një operacioni të Policisë ku u arrestuan 57 persona si pjesë e 4 grupeve kriminale që merreshin me trafikun ndërkombëtar të drogës, figuron edhe emri i tij.

Bandat merrnin farat e kanabisit nga Holanda, dhe pasi i kultivonin në Shqipëri dërgonin mallin në Greqi, Holandë apo vendet e BE.

8 të tjerë nuk u gjetën dhe u shpallën në kërkim, mes tyre dhe Rexhep Ipek i cili u arrestua) 21 janar 2021) pas më shumës e 1 viti e gjysmë nga dita kur Gjykata e Krimeve të Rënda i vendosi ”arrest me burg” në mungesë më 15 tetor të 2019.

Grupeve kriminale nuk iu kap vetëm kanabis, por edhe kokainë, laboratorë e fishekë luftarakë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat