“Mësimi duhet të kthehet në auditore”/ Epidemiologu Alimehmeti: Nxënës dhe studentë po mbushin lokalet

Shqipëria

“Mësimi duhet të kthehet në auditore”/ Epidemiologu Alimehmeti: Nxënës dhe studentë po mbushin lokalet

Më: 24 janar 2021 Në ora: 20:26
Foto

Mësimi duhet te kthehet ne auditore dhe ne klasa. Studentet dhe nxënësit e sistemit parauniversitar duke mos shkuar ne shkolle po mbushin baret edhe lokalet.

Epidemiologu Ilir Alihmemti thotë se nuk bën sens mësimi online për sa kohe studentet grumbullohen jashtë.

Ilir Alimehmeti: Duhet te jemi koherente për sa kohe baret e lokalet, transporti publik, nuk janë te mbyllura, perse auditoret po.

Duke iu referuar studimeve te kryera nga ECDC theksohet se shkollat nuk janë vatra te rëndësishme te përhapjes se virusit. Ne familje virusi përhapet 5 here me shume. Por, ndërkohe i pyetur me prekjen e te rinjve te moshës nga 14 deri 24 vjeç, Ilir Alihmehmeti argumenton: “Po nuk testoheshin me pare te rinjtë sepse nuk kryheshin shume teste”.

Persa i përket shifrave te rritura te ditëve te fundit ku një dite me pare humben jetën 7 persona, llir Alimehmeti thotë se janë produkt i dy javëve me pare, por gjithsesi mbetemi ne nje pozitivitet 22% ty rasteve te testuara qe konsiderohet nje situate e qëndrueshme dhe e menaxhueshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat