'Ndragheta'/ Kepi 'rrëzon' Ramën: Hetimet vazhdojnë, ja pse përdoret ‘dyqani’

Shqipëria

'Ndragheta'/ Kepi 'rrëzon' Ramën: Hetimet vazhdojnë, ja pse përdoret ‘dyqani’

Më: 26 janar 2021 Në ora: 21:11
Edi Rama

Gazetarja Alba Kepi deklaroi nga Italia për emisionin e Adi Krastës se ndryshe nga sa deklaron kryeministri shqiptar, hetimet vazhdojnë për skandalin e Ndraghetës.

Ajo tha se ka komunikuar me prokurorin italian Nicola Gratteri dhe ai i ka konfirmuar vazhdimin e hetimeve.

“Po është e vërtetë. Ai më ka konfirmuar se hetimet e kësaj ccështje do të hetojnë. E konfirmoj me seriozitetin tim që hetimet vazhdojnë,” tha ajo.

Më pas ajo rrëzoi propagandën e Ramës se Ndragheta ka hapur vetëm një dyqan në Shqipëri.

“Kryeministri është i painformuar. Ai tha se ata kanë hapur thjesht një dyqan veshjesh, ai është një dyqan që shet veshje profesionale për të gjithë punëtorët e ndërtimit, që përdoren në tendera publikë sipas rregulloreve që një vend duhet t’i zbatojë.

Ky nuk ishte dyqan, por ishte një biznes, një urë kalimi për të hapur shoqëri offshore për pastrimin e parave. Këtë lloj biznesi, Princi ose Qorri sic e quajnë në Itali, e përdorte edhe në Itali për të marrë tendera publikë për rrugë, për ndërtimet. Përmes dyqanit, ai e përdorte për të pastruar paratë,” tha Kepi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat