Përmbytjet në Shkodër/ Flet Drejtori i KESH: Javën e ardhshme priten reshje

Shqipëria

Përmbytjet në Shkodër/ Flet Drejtori i KESH: Javën e ardhshme priten reshje

Më: 27 janar 2021 Në ora: 12:12
Benet Beci

Drejtori i KESH-it Benet Beci në një deklaratë dhënë për mediat sa i takon përmbytjeve në zonën e nën-shkodrës u shpreh se situata është nën kontroll edhe pse prurjet janë maksimale krahasuar me vitet e kaluara.

“Ne vazhdojmë të prodhojmë normalisht pothuajse në të gjitha hidrocentralet. Kemi përballuar dhe jemi në vazhdim për të përballuar një prurje mbi normat mesatare të janarit të shumë viteve.

I gjithë preokupimi ynë kryesor ka qenë shkarkimet në Vaun e Dejës, për arsye se kemi një sensibilitet të shtuar në këto momente të përmbytjes, ku e gjithë zona e nën-Shkodrës është e përmbytur. Kshuqë aty kemi arritur të menaxhojmë në mënyrë të mirë që prurjet dhe shkarkimet në Vaun e Dejës të jenë minimale,” u shpreh Beci.

Ndër të tjera, kreu i KESH foli dhe për reshjet që parashikohen javën e ardhshme, duke theksuar se besojnë që i kanë kapacitet në hidrocentral pë t’i përballuar.

“500 3/s janë shkarkimet nga Vau i Dejës në këto momente, që nuk jep asnjë impakt në zonën e përmbytur të nën-Shkodrës. Do të mundohemi ta mbajmë dhe pak këtë minimum shkarkimesh deri në momentin kur të shohim si të përshtatshëm të rrisim shkarkimet pa bërë dëm.

Ne ndjekim me shumë vëmendje të gjitha instrumentat që kemi në dispozion për sa i përket parashikimit. Reshjet e javës së ardhsme mendojmë se i kemi kuotat e hidrocentralit për t’i përballuar,” përfundoi Beci.

Ne ditën e 19 të përmbytjeve  situata vazhdon të jetë e rënduar në Shkodër ku më problematike shfaqet njësia e Anës së Malit e ku më i goditur është fshati i Obotit në të cilin aksesi  bëhet përmes varkave lundruese , pasi uji në rrugën e këtij fshati shkon në mbi një metër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat