Yuri Kim takon Gjonajn: Drejtësia po ecën përpara

Shqipëria

Yuri Kim takon Gjonajn: Drejtësia po ecën përpara

Më: 28 janar 2021 Në ora: 13:22
Pamje nga takimi

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, është takuar këtë të enjte me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Në një postim në Twitter, Kim nga ndarë detaje nga biseda e zhvilluar mes tyre.

Ambasadorja theksoi se është diskutuar mbi arritjet e vitit të kaluar dhe përparësitë për vitin 2021, përfshirë kuorumin në Gjykatën e lartë dhe Reformën në Drejtësi.

“Takimi me Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj për të rishikuar arritjet e vitit të kaluar dhe për të diskutuar përparësitë për 2021, duke përfshirë kuorumin në Gjykatën e Lartë dhe gjykatat më të pastra. Reforma në Drejtësia po ecën përpara – hap pas hapi. Le të vazhdojmë përpara“, shkruan Yuri Kim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat