U foli mirë për “Rilindjen” se i punësoi gruan, arsyeja absurde që shokët rrahën 57 vjeçarin në Ballsh

Shqipëria

U foli mirë për “Rilindjen” se i punësoi gruan, arsyeja absurde që shokët rrahën 57 vjeçarin në Ballsh

Më: 30 janar 2021 Në ora: 18:03
Ballsh

Mbrëmjen e djeshme policia arrestoi tre persona në Balsh pasi dhunuan dhe e lanë në gjendje të rëndë shokun e tyre. Detaje të reja kanë dal për arsyen absurde si nisi zënka, që mund të kishte përfunduar edhe tragjikisht.

Mirënjohës që Bashkia e drejtuar nga Partia Socialiste i punësoi bashkëshorten në ndërmarrjen e pastrimit.

Pelivan Sinanrrapaj u foli mirë miqve të tij për “Rilindjen”, pasi dolën nga lokali ku kishin pirë raki. Këta të fundit e kundërshtuan deri sa përfunduan në konflikt fizik duke e lënë të shtrirë në rrugë.

Pasi u larguan nga lokali Fitim Zekaj, Festim Alimerkaj, Ferdinand Meraj dhe Pelivan Sinanrrapaj po ecnin në të njëjtën rrugë pasi shtëpitë i kanë në të njëjtën lagje. Dëshmitarët i thanë policisë se debati me tone të ulëta filloi brenda lokalit. Më pas, nën avujt e alkoolit miqtë kanë ngritur zërin dhe janë përleshur me njeri-tjetrin.

Fqinjët e 57 vjecarit tregojnë se Sinanrrapaj është i papunë por së fundmi bashkëshortja është punësuar nga Bashkia e Ballshit. “Pelivani ishte thjesht një i papunë, që ikte rrugëve të kurbetit me trastë në krahë se kishte tre djem.

Gruan ja futën në punë për njerzillëk që të ushqente ata katër meshkuj, kaq. Doli të blinte hudhra, e gjetën në rrugë dhe dikush lajmëroi policinë, erdhi dhe ambulanca. Më tha djali që dikush ishte vrarë. Me sa di unë është në gjendje të rëndë” tha fqinja.

57 vjeçari u dërgua fillimisht në spitalin e Ballshit por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore u transportua në spital. Sipas policisë i plagosuri u rrah nga 3 shokët e tij në një lokal në Ballsh. Ata u arrestuan për plagosje të rëndë me dashje një natë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat