Aksidentoi këmbësorin, arrestohet shoferi në gjendje të dehur

Shqipëria

Aksidentoi këmbësorin, arrestohet shoferi në gjendje të dehur

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Një 32 vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit.

Dyshohet se shtetasi me iniciale F.T, në gjendje të dehur ka aksidentuar në aksin rrugor Fushë Krujë – Tapizë me mjetin e tij një këmbësor me iniciale B. D, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. T., 32 vjeç banues në Tapizë, pasi më datë 02.02.2021, në aksin rrugor Fushë Krujë- Tapizë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” në gjendje të dehur, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale B. D., 42 vjeç, banues në Krujë njofton policia

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat