Ndryshim drastik i motit parashikohet përgjatë ditëve të ardhshme

Shqipëria

Ndryshim drastik i motit parashikohet përgjatë ditëve të ardhshme

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 18:53
Ilustrim

Duket se ditët pranverore që shjuam këtë fillim shkurti do t'ua lënë vendin atyre me shi. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti me diell do të pasohet nga reshjet e shiut dhe rrebeshet. Reshjet do të përfshijnë vendin dy ditët e para të javës me intensitet mesatar. Në qarqet Shkodër e Gjirokastër reshjet do të arrijnë përkohësisht intensitet të lartë.

Ndërprerje e përkohshme e tyre parashikohet ditën e mërkurë, për t'u rikthyer sërish ditën e enjte me intensitet të ulët e lokalisht në formën e shtrëngatave.

Në majat e maleve parashikohen reshje bore.

Situatë krejtësisht e ndyshme do të vijë ditën e premte, pasi pritet depërtimi i rrymave të fohta. Këto do të sjellin mot të kthjellët, por me ngrica në zonat malore e ato kodrinore.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut, e vrullshme përgjatë bregdetit dhe zonave luginore. Ditën e premte do të mbizotërojë erë veriore. Valëzimi këtë javë pritet të arrijë deri në forcën 6 ballë me lartësi vale deri në 2.5 m në brigjet detare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat