U gjet i mbytur në Vlorë/ 22-vjeçari nga Fieri kishte 4 muaj që ishte kthyer nga Gjermania

Shqipëria

U gjet i mbytur në Vlorë/ 22-vjeçari nga Fieri kishte 4 muaj që ishte kthyer nga Gjermania

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 11:10
U gjet i mbytur në Vlorë/ 22-vjeçari nga Fieri kishte 4 muaj që ishte kthyer nga Gjermania

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me viktimën e gjetur pa jetë dhe me shenja hematomash në kokë në plazhin e Zvërnecit në Vlorë.

Ai është 22-vjeçari Sokol Shyrte me origjinë nga Fieri, por banues në Tiranë. Familja e të ndjerit ka hapur dyert e mortit në fshatin Kurjan te Roskovecit, në banesën që ndodhet rreth 600 m nga qendra e fshatit.
ai ka qenë një person i qetë dhe miqësor, ndërkohë që kishte rreth 4 muaj që ishte kthyer nga Gjermania.

Familjarët e viktimës kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes, pasi dyshojnë se kemi të bëjmë me një vrasje. Sipas tyre i riu gëzonte shëndet të plotë duke e përjashtuar mundësinë e vdekjes natyrale.

“Ishte një djalë shumë i mirë. Nuk kishte asnjë lloj sëmundjeje. i morën jetën djalit kërkojmë të bëhet drejtësi”, tha një banore e fshatit.

Për të ndihmuar hetimet dhe identifikimin e viktimës, policia publikoi ditën e djeshme një foto të tatuazheve në dorën e të ndjerit, dhe i bëri thirrje qytetarëve nëse dikush do të mundej ta identifikonte të kontaktonte me Policinë e Shtetit.

Në përfundim të ekspertizës mjekoligjore, të riut i janë konstatuar disa hematoma në kokë duke ngritur dyshime për dhunë të ushtruar ndaj tij para se të hidhej në det.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat