COVID-19 'detyron' OSSH-në të lexojë matësit e energjisë 1 herë në 2 muaj!

Shqipëria

COVID-19 'detyron' OSSH-në të lexojë matësit e energjisë 1 herë në 2 muaj!

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 21:33
Ilustrim

Si pasojë e pandemisë COVID-19, Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur që matësit e energjisë elektrike të kontrollohen një herë në 2 muaj deri në qershor të këtij viti. Kërkesë kjo e ardhur nga Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes për të minimizuar kontaktet e punonjësve. Fillimisht u kërkua që vendimi të zgjaste 1 vit, pro ERE vendosi që kjo praktikë të ndiqet për 6 muaj.

Por si do të bëhet faturimi?

 

Bazuar në vendimin e ERE-s, për muajin që nuk do të kontrollohet matësi, familjari apo biznesi do të faturohet me çmimin referencë të të njëjtit muaj në vitin e kaluar. Konkretisht në rast se matësi nuk kontrollohet nga punonjësi për muajin janar 2021 klienti do të duhet të paguaj aq sa ka paguar në janar të 2020-ës.

Në rast se ka ankesa apo fatura është më e lartë se sa ai ka harxhuar, korrigjimi do të bëhet tek fatura e muajit shkurt 2021. Pra në muajin pasardhës do të paguani më pak, si një mënyrë për të kompensuar faturën e lartë të muajit janar. E njëjta gjë ndodh edhe nëse ke harxhuar në janar të këtij viti më shumë se në vitin e kaluar, kilovatët shtesë i kalojnë muajit shkurt, ose muajit pasardhës. Prsh.(Nëse në janar 2021 ju keni harxhuar 500 kilovat dhe në janar 2020 keni konsumuar 600 kilovat ju do të paguani faturën e këtij viti për 600 kilovat dhe kilovatët shtesë që keni paguar do ju zbriten tek fatura e muajit shkurt 2021).

Kjo metodë faturimi është përdorur edhe gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore në vitin 2020, ku si pasojë e pandemisë, po me kërkesë të OSSH, ERE vendosi që matësit të lexoheshin një herë në tre muaj, dhe korrigjimi për kilovatët bëhej një muajit e kontrollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat