Meta nderon Neritan Cekën, në 80 vjetorin e lindjes

Shqipëria

Meta nderon Neritan Cekën, në 80 vjetorin e lindjes

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 14:45
Meta nderon Neritan Cekën

Presidenti Ilir Meta ka nderuar me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, politikanin dhe shkencëtarin Neritan Ceka, në 80 vjetorin e tij të lindjes.

Meta thekson ky është një vlerësim për të gjithë ata, që si profesor Ceka, i vendosën kapacitetet e tyre intelektuale, ndershmërinë dhe përkushtimin qytetar në funksion të konsolidimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

“Në 80-vjetorit e lindjes së tij, pata sot kënaqësinë e madhe të çmoj me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, një nga personalitet më të rëndësishme të vendit, arkeologun, politikanin dhe shkencëtarin e shquar, Neritan Ceka. Duke vlerësuar profesor Cekën, ky nderim dhe shprehje respekti, shkon për të gjithë ata, të cilët ia kushtuan jetën e tyre konsolidimit dhe përparimit të institucioneve kulturore të vendit tonë duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e arkeologjisë, me zbulimin, ruajtjen dhe promovimin e thesareve tona të rralla të trashëgimisë së vyer kulturore e historike.

 Gjithashtu, ky është një vlerësim për të gjithë ata, që si profesor Ceka, i vendosën kapacitetet e tyre intelektuale, ndershmërinë dhe përkushtimin qytetar në funksion të konsolidimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.
Edhe 100 pranvera të tjera profesor”, shkruan Meta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat