‘Rrugët të mbuluara nga bora dhe akulli’, Spaho: Kjo pasojë e vjedhjeve dhe mashtrimeve të Ramës

Shqipëria

‘Rrugët të mbuluara nga bora dhe akulli’, Spaho: Kjo pasojë e vjedhjeve dhe mashtrimeve të Ramës

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 16:41
Edmond Spaho

Në një deklaratë për mediat nga Korça, drejtuesi politik i PD-së për këtë qark ka denoncuar gjendjen e vështirë në rrugët nacionale të juglindjes si pasojë e reshjeve të dendura të borës dhe ngricave në rrugë. Sipas Spahos, Rama harxhon 11.6 milionë euro për mirëmbajtjen e rrugëve, por edhe pse në borë dhe ngricë, këto akse nuk pastrohen dhe as kriposen.

“Në aksin nacional Korçë-Pogradec rruga është e mbuluar nga bora dhe akulli. Gjatë 24 orëve të fundit në rrugët nacionale kanë ndodhur disa aksidente, nga të cilat fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.

Kjo gjendje, vijoi drejtuesi politik i Qarkut të Korçës është pasojë e keqqeverisjes, vjedhjeve dhe mashtrimeve nga qeveria e Edi Ramës. Rama i ka lënë në baltë qytetarët e Qarkut të Korçës dhe të gjithë Shqipërisë. Edhe pse qeveria harxhon 11.6 milion euro në vit për mirëmbajtjen e aksit Fier-Elbasan-Korçë,sot në këto rrugë shihet të punojë vetëm një borëpastruese dhe nuk është hedhur asnjë kokërr kripë.

Qytetarëve të Shqipërisë ju merren paratë nga xhepat e tyre, por shërbimet nuk kryen.
Vendi ndodhet prej 8 vitesh në këtë gjendje, për shkak të Edi Ramës. Ekonomia bën poshtë dhe më poshtë, mirëmbajtja e rrugëve, poshtë dhe më poshtë. Në kushtet e vështirësive të pamata të ekonomisë dhe motit të keq, qytetarët shqiptarë nuk mund të presin edhe 4 vite të tjerë nën sundimin e Edi Ramës. Çdo situatë të vështirë që kalon vendi, provon gjithmonë e më tepër se Edi Rama i ka lënë qytetarët shqiptarë në baltë. Ka ardhur koha që ai të ikë! Rama është kohë e humbur dhe nuk ka çfarë t’i japë më vendit! Në 25 prill Edi Rama do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë!”, -pohoi Spaho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat