Arrestohen 3 persona në Tiranë. Njëri ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes

Shqipëria

Arrestohen 3 persona në Tiranë. Njëri ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 10:14
Foto ilustrim

Një 41-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës sepse ushtroi dhunë fizikë ndaj bashkëshortes së tij pas një konflikti për motive të dobëta.

Gjithashtu u arrestuan edhe 2 drejtues mjetesh. Njëri prej tyre aksidentoi një këmbësor në bulevardin blu në Kamzë, ndërsa një tjetër u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë

Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari.

Në pranga dhe 2 drejtues mjetesh.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. B., 41 vjeç, pasi pas një konflikti për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

A.H., pasi ditën e djeshme në bulevardin Blu në Kamzë, aksidentoi këmbësorin shtetasin E. B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

A.L., 52 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.86 mg/l.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat