‘Siç jep dekorata presidenti’/ Dritan Hila: Personalitetet? E drejtë e Ramës, zëre se i ra mjekut çanta nga dora

Shqipëria

‘Siç jep dekorata presidenti’/ Dritan Hila: Personalitetet? E drejtë e Ramës, zëre se i ra mjekut çanta nga dora

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 22:07
Dritan Hila, Andi Bushati

Dritan Hila mendon se kryeministri Edi Rama ka të drejtë të caktojë emrat e personaliteteve që duhet të vaksinohen kundër covid.

Si argument , Hila tha se ‘edhe presidenti jep dekorata’. Teksa po debatonte me Andi Bushatin, Hila tha gjeti edhe “zgjidhjen” për t’i dhënë fund këtij diskutimi që ka sjellë reagime të ashpra nga qytetarët.

“Zëre se ra çanta mjekut dhe u thyen 20 vaksina, u bë nami.”, tha Hila.

“Ka të drejtë kryeministri të vendosë se kush do të vaksinohet. Siç ka presidenti të drejtë të japë dekorata. Është votuar kryeministri për këtë punë. Ai vendos edhe për pensionet e posaçme. Turp e faqja e zezë të flitet për Alfred Moisiun dhe Tinka Kurtin. I ra çanta mjekut dhe u thyen 20 vaksina, u bë nami.”, tha Hila.

Në kundërpërgjigje, Andi Bushati tha se nuk bëhet fjalë për vendime dosido, por për jetën dhe vdekjen.

‘Bëhet fjalë për jetën dhe vdekjen”, iu kundërpërgjigj Bushati.

PJESË NGA BISEDA:

Dritan Hila: Numrin e vdekjeve e fshehu dhe Gjermania, se tha vetëm ata që kanë vdekur ekzkluzivisht nga COVID, do të quhen viktima. De Gol, mbasi Franca ishte pushtuar, thoshte që do çlirohemi. Lideri demokrat kujdeset që të shpëtojë asetet.

Andi Bushati: Kush i cakton asetet?

Dritan Hila: Unë po të tregoj shembuj. E di që do më dalësh kundër po më lër ta mbarojë. Janë këta njerëz që e kanë lartësuar veprën e popullit të tyre. Janë edhe të tjerë që kanë bërë vaksinën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Andi Bushati: I kanë caktuar mjekët e lagjes thonë. Si e zgjedh mjeku i lagjes kush është personalitet dhe kush është i rëndomtë?

Skënder Brataj: Po pse nuk kanë sëmundje personalitetet?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat