Arrestohet në Durrës trafikanti i shumëkërkuar

Shqipëria

Arrestohet në Durrës trafikanti i shumëkërkuar

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 13:25
Foto ilustrim

Policia ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Kasa Alias Mitralozi, 53 vjeç i shpallur në kërkim ndërkombëtar për “Trafikim droge.”

Strukturat e Policisë Durrës, se bashku me Interpol Tirana kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e 53 vjeçarit, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Bolonja, Itali, me vendimin e datës 18.06.2019, e ka dënuar me 23 vjet, 1 muaj e 7 ditë burg, për veprën penale “Trafikim i drogave”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat