Gruaja e Aleksandër Muratajt kërcënon me vetëflijim dhe nxjerr incizimin

Shqipëria

Gruaja e Aleksandër Muratajt kërcënon me vetëflijim dhe nxjerr incizimin

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 17:01
Aleksandër Murataj

Është shtyrë sërish procesi gjyqësor për grabitjen e blindave me para në rrugën e Rinasit. Ndërkohë gruaja e Aleksandër Murataj i akuzuar për këtë grabitje ka folur për mediat pas seancës duke kërcënuar me vetëgjyqësi nëse nuk jepet drejtësi.

Aleksandër Murataj, vëllai i të ndjerit Admir Murataj, i arrestuar për grabitjen e vitit 2017 në rrugën e Rinasit, po vuan dënimin në burgun 313 në Tiranë.

Bashkëshortja e tij, Eda Lleshi foli sot për mediat nga Gjykata e Apelit, ku ka kërkuar që të hapen dosjet dhe të rishikohet vendimi për dënimin e Muratajt, pasi ajo thotë se ai është i pafajshëm.

Madje e reja kërcënoi edhe me vetëflijim, pasi tha se po rrit e vetme një vajzë të mitur, ndërkohë që i shoqi sipas saj bën burg kot.

“Prokurori thotë që Aleksandër Murataj thotë se s’ka marrë pjesë në grabitje, nga ana tjetër 24 vite burg, nuk merret parasysh deklarata e dentistit, që nga ora 11 deri në 1 e 30 ka qene në operim në nofull.

Pse duhet të bëjë burg burri im për 4 vite? Unë zgjodha të flas para mediave, kam 4 vite që pres drejtësinë e nuk kam folur e s’kam qenë mirë nga gjendja psikologjike, kemi pasur humbje jete, tani që vërtet litari ka ardhur aty ku nuk mban më, kam thënë që nëse nuk më vihet drejtësia në vend ajo që ka ngelur është që unë me vajzën time të vetëflijohem se nuk kam rrugëzgjidhje tjetër.

Ai brenda është në gjendje shumë të keqe psiklolgjike, humbi vëllain e babain e bën burg kot e unë flas me fakte, ju ftoj dhe në shtëpinë time të shikoni faktet i ka dhe gjykata e nuk e kuptoj pse nuk i marrin parasysh.

Ndaj unë sot këtu jam si një qytetare, si një nënë e një fëmije 7 vecare, kërkoj drejtësi të paktën nga Apeli, të hapen dosjet të shikohet pafajësia e Aleksandrit, e di që bashkëshorti im ka qenë non stop me mua, ka ardhur litari deri aty ku nuk mban më është e tmerrrshme, besoj se kam duruar shumë”, u shpreh e reja.

Kujtojmë që Aleksandër Murataj është vëllai i Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë në grabitjen e 3.2 milionë eurove në autoblindën e një banke të nivelit të dytë në rrugën e Rinasit.

Aleksandër Murataj është dënuar nga shkalla e parë, ndërsa dosja e tji ndodhet në Apel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat