Nis rindërtimi i urës së Tapizës

Shqipëria

Nis rindërtimi i urës së Tapizës

Më: 2 mars 2021 Në ora: 16:13
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ka nisur prishja e Urës së Tapizës. Objekti i vjetër 50-vjeçar i ndërtuar me beton arme, mbushi kohë më parë vitet e punës, ndërsa morri goditjen përfundimtare nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Ura e Tapizës konsiderohej e rrezikshme për kalimin e makinave, ndërsa ndalohej qarkullimi i automjeteve me tonazh të rëndë. Ajo tashmë do të ribëhet nga e para. Ura e re do të ketë të gjithë standardet teknikë bashkëkohorë, gjerësi 13.2 metra dhe pjesë trotuari për kalimtarët.

Për kalimin e automjeteve do të shërbejë ky by-pass, i ndërtuar enkas për pjesën e punimeve të urës së re. Ura e re pritet të jetë gati në fund të Shtatorit të këtij viti.

Ura e Tapizës lidh Tiranën me pjesën e veriut të vendit. Ajo rezultoi e rrezikshme mes një liste prej 8 urash, pas një inspektimi që iu bënë urave në vendin pas fatkeqësisë së rrëzimit të asaj të Xhenovas. Autoriteti Rrugor po punon edhe për rikonstruksionin e disa urave të tjera të amortizuara asaj të Dragotit dhe Leklit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat