Sherri nisi me fjalë e përfundoi me plumba, detaje nga plagosja në Korçë

Shqipëria

Sherri nisi me fjalë e përfundoi me plumba, detaje nga plagosja në Korçë

Më: 2 mars 2021 Në ora: 19:09
Foto ilustruese

Një përplasje që ka nisur verbalisht ka përshkallëzuar në përdorimin e armëve në Korçë. Një 45-vjeçar me iniciale I. Q., ka marrë një plumb në këmbë pas sherrit që nisi për motive të dobëta.

Autori është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa i plagosuri ndodhet në Spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën. Plagosja ndodhi në një rrugicë të pandriçuar ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

NJOFTIMI 

“Më datë 02.03.2021, rreth orës 17:50, në lagjen nr. 5, Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se është dëmtuar në këmbë, si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, shtetasi I. Q., rreth 45 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sekuestrimin e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.” 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat