Covid-19 shënon një tjetër viktimë! Po përgatitej për dasmën, 27-vjeçarja nga Berati humb jetën

Shqipëria

Covid-19 shënon një tjetër viktimë! Po përgatitej për dasmën, 27-vjeçarja nga Berati humb jetën

Më: 3 mars 2021 Në ora: 16:59
Foto

Ariola Sakollari u prek nga COVID 3 javë më parë dhe fillimisht u shtrua në Repartin Covid-19 në Spitalin Rajonal të Beratit.

Por fatkeqësisht e reja nga lagjia “Donika Kastrioti” ka humbur jetën në lule të rinisë.

Për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore,e reja u dërgua në spitalin Covid “Shefqet Ndroqi” në Tiranë,ku prej disa ditësh ndodhej në intubim.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar 27-vjeçarja gjeti vdekjen pasditen e djeshme në këtë spital.

27-vjeçarja që nuk vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese priste të martohej së shpejti por virusi vdekjeprurës e ndau nga i fejuari dhe familja e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat