Kandidatët e “Bindjes” në Shkodër/ Patozi: Jemi me lista të hapura dhe nuk presim natën e thikave

Shqipëria

Kandidatët e “Bindjes” në Shkodër/ Patozi: Jemi me lista të hapura dhe nuk presim natën e thikave

Më: 7 mars 2021 Në ora: 18:36
Astrit Patozi

Shkodra ka njohur kandidatët e saj të parë për deputet teksa zyrtarisht Astrit Patozi dhe Bindja Demokratike kanë prezantuar listën me të cilët i kanë kërkuar votat qytetarëve shkodranë.

Jemi partia e parë që shpall kandidaturat pasi ne jemi me lista të hapura dhe nuk presim natën e thikave tha ai, teksa sulmoi dy partitë e mëdha.

Ne jemi opozitë e Qeverisë së Edi Ramës por edhe opozitë e opozitës së kompromentuar PD – LSI, theksoi Patozi.

Tonin Uldedaj është i pari në listën e Bindjes Demokratike për qarkun e Shkodrës. Një biznesmen dhe figurë e njohur edhe për Partinë Demokratike pasi për mbi 12 vite ka qenë pjesë e kryesisë së kësaj partie ndërsa është i vëllai i ish deputetit demokrat Gjokë Uldedaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat