Një sherr ka ndodhur në fshatin Sinaballaj në Rrogozhinë ku një 22 vjeçar ka mbetur i plagosur.
Mësohet se plagosja ka ardhur si pasojë e një sherri fizik mes dy personave ku janë goditur me sende të forta dhe grushta me njëri tjetrin e më pas autori ka nxjerrë pistoletën duke lënë të plagosur 22-vjeçarin Klajdi Lluca.
Ky i fundit është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa është bllokuar automjeti me të cilin ka ikur autori.