Ju rrezikon AstraZeneca nëse keni probleme me varicet dhe jeni operuar? Kalo këshillon qytetarët

Shqipëria

Ju rrezikon AstraZeneca nëse keni probleme me varicet dhe jeni operuar? Kalo këshillon qytetarët

Më: 18 mars 2021 Në ora: 00:54
Tritan Kalo

Dilemat janë të shumta për ta pranuar vaksinën AstraZeneca, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e mësuesve në Shqipëri e kanë refuzuar.

Nisur nga raportimet në botë te personat që kanë dhënë efekte anësore dhe pezullimet më pas në disa vende të BE-së shqetësim ka edhe në Shqipëri, pavarësisht se Edi Rama ka garantuar që seria që ka mbërritur në Shqipëri nuk ka lidhje me atë të vendeve ku janë shfaqur problemet.

Një qytetar i shqetësuar pyet mjekun Tritan Kalo; “Kush ka probleme me variçet ose është operuar a është i rrezikuar nga Astra Zeneka?”.

Mjeku i njohur qetëson se nuk ka aspak problem. “Aspak… Po për merak merr pak ditë pas vaksinimit aspirin protect 100 mg” këshillon doktori.

Mjeku i njohur Tritan Kalo dje e cilësoi gjithë debatin rreth Astra Zenecës politik, ndëshkim për Britaninë post-BREXIT, pasi sipas tij vaksina është po aq efikase sa edhe Pfizer.

“Së pari është katër herë më e lirë se Pfizer- Biontech, së dyti ruhet si vaksinat e tjera dhe jo në -80 gradë si Pfizer-Biontech, së treti është pothuajse po aq efikase sa vaksina e Pfizer-Biontech…Në mbyllje, është thjesht një ndëshkim i Britanisë post-brexit…. Politikë përtej arsyes e nevojave njerzore” tha ai dje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat