Kur do të vaksinohen të burgosurit?

Shqipëria

Kur do të vaksinohen të burgosurit?

Më: 19 mars 2021 Në ora: 08:25
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishte e ftuar mbrëmjen e enjtes në emisionin “Log.”

Një i dënuar përmes një mesazhi ngriti shqetësimin përmes pyetjes së kur do të vaksinohen të burgosurit, ndërsa shtoi se ka një vit që takimet janë të mbyllura.

Ministrja nuk dha datë. Përgjigja e saj ishte se janë grup prioritar, por “topin” ia kaloi ISHP-së për momentin kur do të injektohen dozat te të dënuarit në Shqipëri.

“Do të jenë patjetër një grup prioritar në planin tonë të vaksinimit, do të vendosen nga ISHP” tha Ogerta Manastirliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat