Mbërrijnë në Shqipëri 10 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V, ja vendi që na i dhuroi

Shqipëria

Mbërrijnë në Shqipëri 10 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V, ja vendi që na i dhuroi

Më: 22 mars 2021 Në ora: 13:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Shqipëria ka pritur këtë mesditë dozat e para të vaksinës ruse Sputnik V. Këtë mesditë kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” 10 mijë doza të vaksinës ruse.

Vaksinat u pritën në aeroportin e Rinasit nga dy ministrat Ogerta Manastirliu dhe Arben Ahmetaj, të cilët thanë se këto vaksina janë dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed.

“Është një hap përpara në kilometrin e fundit drejt fitores.

Do të vijojmë për të siguruar akoma më shumë vaksina, në mënyrë që të fillojmë sa më shpejt të jetë e mundur vaksinimin masiv të popullatës, për të lehtësuar edhe sezonin turistik. Komuniteti i Imunitetit ka dhënë gjithë garancinë për efektivitetin e vaksinave dhe ofrojnë sigurisht edhe certifikim”, tha mes të tjerash ministrja e Shëndetësisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat