“Nuk ka lënë Laro, të hajë Balo”, Lame: Asnjë centimetër tokë shtet në bregdet, vetëm rrugët

Shqipëria

“Nuk ka lënë Laro, të hajë Balo”, Lame: Asnjë centimetër tokë shtet në bregdet, vetëm rrugët

Më: 22 mars 2021 Në ora: 16:13
Artan Lame

94 mijë familje kanë ende probleme me hipotekimin e pronës. Artan Lame duke akuzuar se PD bën propagandë me ndryshimin për ligjin e pronësisë, shprehet se në bregdet janë konstatuar probleme të mëdha dhe se nuk kanë mbetur më toka pa u ndarë.

Rregullimi i titujve të pronësisë dhe legalizimet janë një tjetër përplasje mes mazhorancës dhe opopzitës kur na ndajnë një muaj nga zgjedhjet.

Në përgjigje të akuzave të Partisë Demokratike, kreu i Kadastrës Artan Lame shprehet se premtimi për ndryshimin e ligjit mbi vlerën e pronës është i pakuptimtë.

“Për fat të keq është gënjeshtra më e madhe që mund t’ju hidhet shqiptarëve dhe ish-pronarëve apo pronarëve, në këtë fushë.”

Pas 8 viteve të PS në pushtet janë ende 94 mijë familje që kanë probleme me hipotekimin.

“Rreth 94 familje që kanë probleme me pamundësinë për tu legalizuar dhe që përfshihen te ky procesi tjetër i marrjes së vleftës së investimit.”

Bregdeti konsiderohet si drama shqiptare sa i përket abuzimeve me pronësinë.

“Nuk ka gati asnjë centimetër tokë shtet përveç rrugëve. Të gjitha të tjerat janë toka, parcela, pronarësh vendas. Është si mozaik. 30 vjet janë shumë për të pretenduar që kanë lënë aty. Po e them një frazë folklorike, “nuk ka lënë Larua të hajë Balua.” Është ndarë e gjitha.”

Në Kadastrat problematike pas zgjedhjeve të 25 prillit pritet reformim i stafit dhe drejtuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat