Basha: Rama premtoi fuqizimin e parlamentarizmit, kreu 154 ndryshime ligjore me urgjencë

Shqipëria

Basha: Rama premtoi fuqizimin e parlamentarizmit, kreu 154 ndryshime ligjore me urgjencë

Më: 27 mars 2021 Në ora: 09:47
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një tjetër video në rubrikën “100 dështimet e Ramës në 8 vite”.

Basha shkruan se ai premtoi fuqizimin e parlamentarizmit, por nuk e mbajti këtë premtim dhe duke iu referuar një shkrimi të Reporter.al thotë se parlamenti ka kryer 154 ndryshime ligjore me urgjencë.

“28 ditë deri më 25 prill

100 dështimet e Ramës në 8 vite

Rama premtoi fuqizimin e parlamentarizmit dhe përmirësimin e hartimit të legjislacionit. A e ka mbajtur këtë premtim? Përgjigjja jo.

Parlamenti kryen 154 ndryshime ligjore me urgjencë dhe pa konsultim”, shkruan Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat