Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e diel

Shqipëria

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e diel

Më: 27 mars 2021 Në ora: 23:16
Foto ilustrim

Përshëndetje nga SH.M.U!

Ditë e bukur pranverore po mbizotëron në vend. Situatë e njëjtë parashikohet dhe ditën e diel me mot të kthjellët dhe alternime vranësirash kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Do të vijojë shkrirja graduale e dëborës prej temperaturave në rritje. Era parashikohet të fryjë juglindje-veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare në mesditë. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë. 

Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 1°C deri në 13°C
zonat e ulëta 3°C deri në 19°C
zonat bregdetare 5°C deri në 20°C

Ju urojmë një fundjavë të bukur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat