Kryemadhi në Kamëz: Për herë të parë kemi kaq gra në këtë bashki

Shqipëria

Kryemadhi në Kamëz: Për herë të parë kemi kaq gra në këtë bashki

Më: 30 mars 2021 Në ora: 11:20
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe kandidati për deputet Përparim Spahiu zhvilluan sot takime me gratë në bashkinë e Kamzës.

Kryemadhi theksoi se është hera e parë që kemi kaq gra që janë pjesë e LSI-së në Kamëz, duke shtuar se kjo zonë nuk duhet parë si një “xhep” që prodhon mitingje dhe revolta, por si një bashki në rritje që prodhon edhe intelektuale dhe ngre biznese fitimprurëse.

“Ne gratë dhe vajzat në Tiranë i kemi pasur shumë të fuqishme. Vite më parë ka qenë shumë e vështirë në Kamëz, sepse ishte zonë informale. Unë e kam parë në strukturat e rinisë ku ne kemi një pjesëmarrje të madhe të të rinjve që vijnë nga Paskuqani, Frutikultura, Kamza. Të mos ta shikojmë bashkinë e Kamzës si zonë tranzitore mes Veriut dhe Tiranës. Ne mendojmë që Kamza nuk prodhon vetëm mitingje dhe revolta, prodhon edhe intelektualë shumë të mirë, ngre biznese fitimprurëse. Kamza ka sot një numër të jashtëzakonshëm votuesish dhe banorësh. Ardhja e Përparim Spahiut nga Dibra në Tiranë në thelb kishte përfaqësimin e kësaj zonë. Është e disata herë që vij në Kamëz dhe ndryshimi dhe ritmi është i jashtëzakonshëm. Është hera e parë që ne kemi kaq gra në Kamëz. Ajo që më bën përshtypje është energjia pozitive që shikoj te njerëzit. Mendoj që angazhimi i Rimit, që vjen nga bota e Financës. Rimi është fjalëpak, por në debate pa kamera shkon debati 3 orë, sa i them aman Adam Smithin mos ta vazhdojmë më. Është një sfidë që e kemi të dy bashkë për të pasur atë rezultat që mendoj se do ta kemi në gjithë Shqipërinë”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së denoncoi zhvendosjen e votuesve në listat e votimit, duke sjellë disa raste në Tiranë. “Puna me listat është bërë në mënyrë shumë ngatërrestare, për ti lëvizur njerëzit nga një qendër votimi apo tjetrën, ndërkohë që ato njihen nga kryepleqtë apo drejtuesit e njësive, si votues kundërshtarë të Rilindjes. Ajo që më ka bërë përshtypje një vendosmëri e njerëzve për të gjetur veten në listë, dhe kur nuk e kanë gjetur vendin në listë, nga inati kanë thënë jo vetëm do shkoj të votoj por do bëjë edhe të tjerë kundër tyre”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat