“Në Angli zero vdekje dhe ulje drastike e rasteve me Covid”, Vasili kundër vaksinës kineze: Faktet flasin!

Shqipëria

“Në Angli zero vdekje dhe ulje drastike e rasteve me Covid”, Vasili kundër vaksinës kineze: Faktet flasin!

Më: 1 prill 2021 Në ora: 11:38
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili përmes një postimi në ‘Facebook’ ka nxjerr disa të dhëna në lidhje me vaksinimin në botë, si dhe efektet e tyre në shtete të ndryshme.

Vasili bën një krahasim të numrit të vdekjeve dhe rasteve të reja në vende si Anglia që përdor vaksinat Pfizer Biontech dhe Astrazeneca dhe Kilit që vaksinon kryesisht me vaksinë kineze.

Sipas Vasilit rezultatet flasin qartë se efektshmëria e Pfizer Biontech dhe Astrazeneca është shumë herë më e lartë, sesa vaksinat kineze.

“FAKTET FLASIN!

Anglia perdor Vaksina Pfizer Biontech dhe Astrazeneka kunder COVID 19.

Rezultati Zero vdekje dhe Ulje drastike e rasteve te reja.

Kili vaksinon kryesisht me Vaksine kineze.

Rezultati ka Rritje Drastike te numrit te rasteve, te ngjashem me pikun e meparshem te pandemise.

Komentet e tjera po ju a le juve.”

Vaksina kineze ‘coronavac’, po përdoret në vendin tonë për vaksinimin masiv të të moshuarve mbi 70 vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat