“Prokuroria e kapur nga Rilindja s’i duhet as dreqit”, Vasili: Pse nuk hetohet e ndalohet Rama për 120 mln e Becchettit?

Shqipëria

“Prokuroria e kapur nga Rilindja s’i duhet as dreqit”, Vasili: Pse nuk hetohet e ndalohet Rama për 120 mln e Becchettit?

Më: 8 prill 2021 Në ora: 14:17
Petrit Vasili

“Askush nuk e beson më këtë prokurori dhe SPAK që nuk heton dhe ndalon Edi Ramën”.

Kështu shprehet në një reagim të tijin në Facebook nënkryetari i LSI Petrit Vasili, nxitur nga urdhër-arrestet për ndalimin e tre kontrollorëve të Albcontrol.

Sipas Vasilit, Rama që i shkakton shqiptarëve 120 milionë dëm me çështjen “Becchetti” as hetohet dhe as ndalohet.

Reagimi i plotë i Vasilit:

Askush nuk e beson më kete Prokurori dhe SPAK, qe nuk heton e ndalon Edi Ramen!

Dje menjehere pas daljes ne Oponion te Fevziu nje zonje kontrollore e trafikut ajror Flora Ndreca shoqerohet ne Polici.

Edi Rama, qe ju shkakton shqiptateve 120 milion euro denim per Becchetin nuk hetohet dhe as ndalohet.

Edi Rama, qe shantazhon publikisht me vaksinen nuk hetohet dhe ndalohet.

Edi Rama, qe shantazhon mesuesit e mjeket me vendin e punes nuk hetohet dhe nuk ndalohet.

Edi Rama, qe shantazhon punonjesit e policise qe denoncojne trafikantet e dhunuesit nuk hetohet e ndalohet.

Edi Rama, qe i thote policise hidhni uniformat dhe beni vota per rilindjen nuk hetohet dhe nuk ndalohet.

Kete prokurori te kapur turperisht nga rilindja nuk e beson më askush dhe nuk i duhet as dreqit!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat