Covid-19 i merr jetën gazetares shqiptare

Shqipëria

Covid-19 i merr jetën gazetares shqiptare

Më: 10 prill 2021 Në ora: 07:46
Anila Dushi

Një tjetër gazetare e humbi betejën me Covid-19.

Gazetarja e mirënjohur nga Shkodra, Anila Dushi nuk arriti ta fitojë këtë luftë me virusin.

Dushi është një gazetare e njohur në Shkodër, por edhe në Shqipëri me një karrierë të pasur, ku ka punuar në mediat lokale dhe kombëtare.

Kolegu i saj, gazetari Ardi Hoti dha njoftimin në Facebook duke shkruar:

Covidi na mori një nga gazetaret që përveç një kolege e mike e mire u kthye në një “nënë” të dytë me këshillat që i jepte çdo kolegu gazetarë. Pothuajse i gjithë brezi i ri gazetareve në Shkodër u rrit ne kompjuterin Tënd. Në atë kompjuter gjenden fotot e gazetareve që kur ishin “fëmijë” e derisa u bënë me fëmije. E vështirë për këdo ti thotë lamtumire Anila Dushit

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat