Vendimi për kontrollorët/ Reagon avokati: Jam moralisht i dërmuar

Shqipëria

Vendimi për kontrollorët/ Reagon avokati: Jam moralisht i dërmuar

Më: 10 prill 2021 Në ora: 10:44
Rezart Kthupi

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “arrest shtëpie” për Flora Ndrecën dhe “arrest në burg” për Armando Fezga e Mihun Mezini.

Avokati Rezart Kthupi, në një komunikim për mediat ironizoi vendimin e drejtësisë duke thekuar: “Arritëm të provojmë që sistemi i drejtësisë është i drejtë, është një ditë e mrekullueshme.

Nuk jam në gjendje t’u kthej më tej përgjigje, nuk jam i stresuar, jam moralisht i dërmuar”.

“Gjithashtu nga deklarimet provohet se shtetasit Flora Ndreca, Armando Fezga dhe Muhin Mezini në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë ndikuar tek vartësit e tyre për të plotësuar formularin e paaftësisë së përkohshme për punë, me qëllim shmangien e detyrimit ligjor për të ushtruar detyrën e tyre funksionale në institucionin e rëndësisë së veçantë.

Kryerja e këtyre veprimeve në datat 6 dhe 7 kanë sjellë pasoja duke nxjerrë jashtë funksionit kullën dhe aeroportin Nënë Tereza.

Këta shtetas me veprimet dhe mos veprimet e tyre në bashkëpunim, kanë sjellë pasoja të rënda në dëm të udhëtarëve dhe personit juridik”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat