Koronavirusi i merr jetën psikiatrit të njohur

Shqipëria

Koronavirusi i merr jetën psikiatrit të njohur

Më: 10 prill 2021 Në ora: 21:23
Përparim Pengili

Një tjetër humbje nga bluzat e bardha si pasojë e koronavirusit.

Pasditen e sotme, psikiatri i njohur në Krujë, Përparim Pengili, është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare.

Pengili ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ku kishte tre ditë i shtruar.

Sipas informacioneve, doktor Pengili ka vijuar punën deri në shkurt të këtij viti.

Lajmin e trishtë e kanë dhënë kolegët e doktorit në spitalin e Krujës, të cilët u shprehin ngushëlimet për familjarët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat